5. PROGRAM INVESTMI… FUTURA
|
| |
FUTURA – LLOGARI KURSIMI
I dashur Klient,
Ky eshte nje prezantim i shkurter i llogarise te kursimit qe Banka Amerikane e Shqiperise ofron per prinderit shqipetare per te ardhmen e femijeve te tyre.
Cfare eshte nje llogari FUTURA?
FUTURA eshte nje investim afatgjate e cila mund te hapet ne emer te femijes tuaj qe nga momenti i lindjes dhe/ose cdo moment pas saj, deri kur ai/ajo mbush 18 vjec.
KUSHTET E PUNES:
Monedha: USD/ EUR dhe/ose LEK
Shuma (Minimale): USD 100.00/ EUR 100.00 dhe/ose LEK 15,000
Norma e Interesit: Referohuni Kushteve tona te Punes
Interesi eshte i ndryshueshem cdo 3 muaj ne baze te kushteve te tregut.
Periudha: deri ne 18 vjet
Femija (perfituesi i kesaj llogarie) nuk duhet te jete me i madh se 15 vjec ne momentin e hapjes se llogarise
- Parate mund te depozitohen ne llogari ne cdo moment dhe pa limit shume.
- Parate nuk mund te terhiqen deri kur femija te behet 18 vjec.
- Interesi do te paguhet cdo vit me 31 Mars. Interesi do te paguhet neto pas zbritjes se tatimit te mbajtur ne burim dhe cdo tatimi tjeter te zbatueshem mbi kete llogari.
- Femija behet mbajtes I llogarise se tij/saj kur ai/ajo behet 18 vjec. Banka do te njoftoje me shkrim femijen, ne diten qe ai fiton aftesi te plote per te vepruar, mbi ekzistencen e llogarise FUTURA. Njoftimi do te dergohet ne adresen qe eshte regjistruar ne Banke. Banka nuk do te mbaje pergjegjesi nese adresa e regjistruar nuk eshte e sakte.
- Vetem prinderit mund te jene administratore te llogarise se femijes sipas nenit 7 dhe 8 te Kodit Civil.
|