English | Albanian
13/05/2008  

  PREZANTIMI I TERMINALEVE POS
Terminali i Pikës së Shitjes (POS) është pajisja që përdoret për të kryer transaksione me karte, kartë debiti ose krediti si Visa dhe MasterCard. Në terminalin POS të gjitha transaksionet kryhen elektronikisht në mënyrë komode, të shpejtë dhe të sigurtë pa qënë nevoja e përdorimit të parave cash. Për hotelet, restorantet, dyqanet, etj., terminali POS është një instrument që i shërben rritjes së volumit të shitjeve dhe biznesit duke rritur ndjeshëm numrin e klientëve, ndërsa për mbajtësit e kartës nuk është e nevojshme që të mbajnë shuma të mëdha para Cash me vete.

PERDORIMI I TERMINALIT POS
Realizimi i blerjeve nëpërmjet terminaleve të Pikave të Shitjes tashmë është një gjë e zakonshme në të gjithë botën. Në shumicën e rasteve, blerjet me kartë (në terminale POS) kanë zëvendësuar blerjet me para cash. Tashmë ky pro?es ka filluar të funksionojë me sukses edhe në Shqipëri.

PERDORUESIT E TERMINALEVE POS
Një numër gjithnjë e më i madh njësish të ndryshme tregtare tashmë përdorin terminale POS të BASH dhe të tjera terminale po instalohen ?do ditë në dyqane, hotele, restorante, agjenci udhëtimi, supermarkete, pika karburanti, klinika mjeksore, etj (shiko listën e njësive tregtare ku janë instaluar terminale POS). Aktualisht, terminale të Pikave të Shitjes janë instaluar në Tirane, Durres, Korca, Elbasan, Fier, Vlora, Lushnja dhe Gjirokaster me plane për zgjerim të mëtejshëm në të ardhmen.

CILAT JANE PERFITIMET PER NJESINE TREGTARE NGA TERMINALI POS?
  • Terminali POS ndihmon në rritjen e volumit të shitjeve dhe aktivitetit të biznesit tuaj duke rritur ndjeshem numrin e klientëve.
  • Klientët mund të shpenzojmë më shumë sepse nuk janë të kushtëzuar nga sasia e parave që kanë me vete.
  • Eleminon rrezikun e mbajtjes të shumave të mëdhaja parash në njësinë tregtare.
  • Të gjitha transaksionet e kryera me kartë kreditohen automatikisht në llogarinë tuaj pranë BASH.
  • Prezanton para klientëve tuaj ekzistues dhe të ardhshëm një imazh modern të biznesit tuaj.
  • Mundëson zgjerimin e klientelës tuaj me klientë të huaj të cilët janë mësuar me kryerjen e pagesave me kartë në vend të përdorimit të parave cash, pra rrit blerjen.
  • Ndihmon në krijimin e mardhënieve më të ngushta me Bankën për nevojat aktuale dhe në të ardhmen.
  • Terminalet POS të BASH pranojnë të gjitha llojet e kartave të Visa dhe Mastercard.
PSE TE ZGJEDHESH TERMINALIN POS TE BASH?
  • Banka Amerikane e Shqipërisë është aktualisht e vetmja Bankë Shqiptare e li?ensuar nga të dyja kompanitë ndërkombëtare të kartave, Visa dhe MasterCard, e cila pranon në terminalet e Pikave të Shitjes llojet e ndryshme të këtyre kartave.
  • Terminali POS i BASH pranon të gjitha transaksionet që kryhen me Visa, Visa Electron, MasterCard ose Maestro card me teknologjine e kalimit të kartës në aparaturë dhe me teknologjinë CHIP.
  • Me BASH të gjitha blerjet me kartë kalojnë në një llogari të vetme.
  • Terminalet POS të BASH ju ofrojnë teknologjinë më të fundit të pikave të Shitjes dhe një menu të plotë me të gjitha opsionet.
  • Të gjitha shpenzimet e terminalit POS për ju janë falas.
  • Terminalet POS të BASH ofrohen falas (me përjashtim të terminaleve GSM)
  • Ne ju ofrojmë asistencë të vazhdueshme, trajnime si dhe asistence teknike 24 orë në ditë nëpërmjet shërbimit tonë të asistencës, Help Desk.
SI MUND TE APLIKOJ PER NJE TERMINAL POS TE BASH?
Hapi i parë që duhet të marrin të gjithë tregtarët e interesuar në përdorimin e terminalit POS duhet të marrin është të kontaktojnë me ne nëpërmjet telefonit. Më pas ne ju takojmë në njësinë tuaj tregtare dhe si fillim ju informojmë lidhur me terminalin POS. Gjithashtu ju tregojmë funksionimin e terminalit POS si dhe ju shpjegojmë më shumë në lidhje me avantazhet dhe përfitimet për biznesin tuaj.

CILAT JANE DISA NGA KRITERET E TJERA?
  • Tregtari duhet të një biznes të konsoliduar dhe me reputacion të mirë
  • Duhet të ketë një volum xhiroje të konsiderueshëm
  • Të ofrojë kushte funksionale teknike për POS: linjë telefonike, linjë elektrike, etj.
  • Të ketë ose të hap një llogari rrjedhëse në bankë për të gjitha transaksionet e kryera me kartë.
NESE NUK KAM LINJE TE TELEFONISE FIKSE?
Kjo nuk është problem. BASH është e vetmja bankë në Shqipëri që ofron terminale POS nëpërmjet teknologjisë së telefonisë ceulare GSM. Terminali POS me GSM mund të përdoret kudo ku nuk ka infrastrukturë të linjës së telefonisë fikse. Megjithate, ju informojme se terminali POS GSM ka një kosto mujore shtese pasi shërbimi GSM dhe pajisjet e POS janë me të shtrenjta.

TARIFAT DHE KOMISIONET
Banka nuk aplikon komision për transaksionet që kryhen me kartë. Komisionet dhe tarifat ndryshojnë në varësi të biznesit si dhe xhiros te cilat klasifikohen si më poshtë:
  • Hotele, restorante, butik, etj.
  • Agjenci udhëtimi, dyqane libri
  • Supermarkete dhe pika karburanti
 
Faqja Baze | Produkte dhe Sherbime | Rreth nesh | Deget dhe Kontaktet | Harta